E gjithë bota duket se është ngritur në këmbë për të ndihmuar Shqipërinë, dhe në këtë varg të ndihmave hynë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat ofruan një shumë të hollave.
Emirate e Bashkuara Arabe do të ofrojnë 3 milionë euro për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, të cilët që nga ajo ditë janë rrugëve.
Persona të ndihmës së shpejtë në Emiratet e Bashkuara Arabe do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar këtë të diel, për të menaxhuar dhe mbikëqyrur shpërndarjen e ndihmës në vendet më të prekura.
Një numër i madh vendesh, veçanërisht ato fqinje janë solidarizuar me shqiptarët në këtë moment të vështirë që po kalojnë pas tërmetit shkatërrues që mori dhjetëra jetë. Kujtojmë se Kosova ka ndihmuar Shqipërinë me 500 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut me 100 mijë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…