Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të enjten derdhi zemërimin e tij ndaj anëtarëve të Kongresit amerikan, të cilët kërkuan një vizë të shpejtë për komandantin e Forcave Demokratike Siriane, Mazloum Kobani, në mënyrë që të mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe të diskutojë situatën në vendin e tij.
Erdogan kërcënoi republikanët dhe demokratët në Senatin e SHBA, Lindsey Graham, Marsha Blackburn, Chris Van Hollen, Jane Shaheen dhe Richard Blumenthal sepse ata i kishin shkruar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo të mërkurën, duke i kërkuar që të lëshonte një vizë për komandantin ushtarak Kobani, dhe Erdogan tha se ata do të paguanin çmimin në kohën e duhur.
Ai kërcënoi që nëse YPG nuk tërhiqej siç ishte rënë dakord me Rusinë, Turqia do të zbatonte planet e saj për një sulm.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…