Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përfundoi një vizitë dy-ditore në Serbi, dhe u përcjellë nga Vucic në Aeroportin Nikolla Tesla.
“Unë jam sinqerisht i kënaqur që po vizitoni Serbinë përsëri dhe shpresoj që do të vini në vendin tonë shumë më shpesh në të ardhmen. Rrugë të mbarë”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Në ditën e parë të vizitës, përveç takimit të dy presidentëve, u mbajt seanca e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit të Serbisë dhe Turqisë, dhe nëntë marrëveshje midis dy vendeve u shkëmbyen dhe u nënshkruan. U mbajt një forum biznesi serbo-turk, ku morën pjesë më shumë se 200 biznesmenë turq, duke njoftuar ndërtimin e një zone industriale afër Beogradit me 16 kompani turke.
Më herët sot, u mbajt një samit trepalësh i Serbi-Turqi-BiH, ku morën pjesë anëtarët e Presidencës së BiH dhe krerët së bashku vendosën gurin e themelit për autostradën Beograd-Sarajevë.