Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka folur me tone të ashpra ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, citojnë mediat turke.
“Ne i besojmë Zotit tonë, por jo një personi të quajtur Benjamin Netanyahu. Zoti e shkatërroftë dhe e bëftë atë të mjerë”, është shprehur Erdogan.
Si reagim, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, thirri zëvendësambasadorin e Turqisë në Ministrinë e Jashtme, për fjalët e presidentit Erdogan duke shprehur pakënaqësitë e tij. “Ju mbështesni vrasësit e fëmijëve, përdhunuesit dhe gjymtuesit e trupave të shkaktuar nga kriminelët e Hamasit”, tha Ministri i Jashtëm i Izraelit, duke iu drejtuar Erdoganit.
“Nuk ka Zot që do t’i dëgjojë ata që mbështesin mizoritë dhe krimet e kryera kundër njerëzimit nga miqtë tuaj barbarë të Hamasit. Heshtni dhe kini turp!”.
Erdogan ka qenë shumë kritik ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës dhe së fundmi në Rafah. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Izrael për të diskutuar termat e mundshme të një armëpushimi, në dukje i pamundur, midis Izraelit dhe Hamasit.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…