Erdogan, ka thënë se Turqia do t’ia japë një mësim të mirë gjeneralit libian, Khalifa Haftar, nëse forcat e tij i vazhdojnë sulmet kundër qeverisë së njohur nga faktorët ndërkombëtarë në Libi.
Erdogani e dha këtë deklaratë gjatë një fjalimi në televizion pasi gjenerali Khalifa dhe kryetari i qeverisë libiane, Fayez al-Sarraj, u larguan nga Moska pa marrëveshje armëpushimi.
Rivalët e konfliktit nuk u takuan sy më sy, por delegacionet e tyre zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura me diplomatët dhe ushtarakët e lartë nga Rusia dhe Turqia, të cilat vazhdimisht kanë bërë thirrje për armëpushim.
Duke folur gjatë një takimi me anëtarët e partisë në Ankara, Erdogani e quajti Haftarin puçist dhe e akuzoi se ai iku nga Moska.
“Pavarësisht kësaj, ne mendojmë se bisedimet në Moskë ishin pozitive, sepse ato e treguan fytyrën e vërtetë të puçistit Haftar para komunitetit ndërkombëtar”, tha kreu i shtetit turk.
Ai paralajmëroi se për Libinë do të diskutohet përsëri më 19 janar në Berlin të Gjermanisë, shkruan “Free Europe”.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…