Disa fshatra të Istogut kanë mbetur pa rrymë për shkak të erërave të fuqishme.
Kjo ishte një pamje e zakonshme të martën ne disa fshatra të Istogut. Gjithë kjo për shkak se shumë shtëpi janë dëmtuar si pasojë e erërave të forta që përfshin këtë zonë.
Ky objekt ku familja Llapaj nga fshati Istog i Poshtëm ruan ushqimin për bagëti, ka mbetur pa gjysmën e mbulojës. Kryefamiljari, Qazim Llapaj thotë se mbuloja nga era është bartë në oborret e fqinjëve. Një lagje më poshtë, era po ashtu ka shkaktuar dëme te konsiderueshme nëpër shtëpitë e banorëve këtu. Bajram Buleshkaj të martën po pastronte rrugën pasi nga erërat i janë hequr tjegullat nga shtëpia. Ai thotë se nuk është hera e parë që kanë te tilla telashe për shkak që kjo është një zonë ku fryjnë erëra të ashpra sidomos gjatë dimrit.
Pos dëmeve materiale nëpër shtëpi, janë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin e energjisë elektrike. Shtylla të rrëzuara e tela të këputur ka pothuajse në tërë fshatin. Edhe në Komunën e Istogut pohojnë se ka dëme të konsiderueshme nëpër disa fshatra për shkak të motit. Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Istog, Enver Rugova thotë se janë ndarë në 3 ekipe për të vlerësuar dëmet. Ndërkohë banorët thonë se kanë kërkuar që të ndërrohet mënyra e instalimit të energjisë elektrike, sepse kështu po rrezikohen çdo ditë.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…