Me moton “Bashkë dhe krenarë”, ka nisur parada në sheshet e Prishtinës.
Me këtë marsh edhe do të përmbyllet Java e Krenarisë, përmes të cilës kërkohen të drejtat e komunitetit LGBTI.
Kërkesa kryesore e këtij komuniteti është njohja e martesave mes dy personave të gjinisë së njëjtë.
Protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Skënderbeu”, ku atyre iu bashkuan edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall, deputetja Adriana Matoshi dhe figura të tjera të njohura.
Lendi Mustafa ka thënë se bashkë do ta mbërrijnë barazinë që janë duke kërkuar.
“Të gjithë e dimë që Kodi Civil po tenton që mos me na leju martesë me gjini të njëjtë, por ne do ta vazhdojmë luftën tonë”, ka thënë ai.
Komuna e Prishtinës ka nda fond prej 300 mijë euro për krijimin e strehimores për personat LGBTI.