KRYESORE

“Është vetëm fillimi i fundit”, Rama: Shqipëria në fazë të avancuar drejt BE-së, kemi thyer një tjetër rekord

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE se vendi ka hyrë në një fazë të avancuar të procesit të integrimit europian, duke e cilësuar progresin e arritur si një “gur kilometrik” në negociatat me BE-në.

Në konferencën e përbashkët me Marilena Raouna dhe Marta Kos, Rama tha se Shqipëria ka arritur të çelë të gjithë kapitujt negociues brenda 11 muajve, një ritëm rekord në procesin e integrimit.

“Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në, dashuri e pashtershme, pa kushte. Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi dhe sigurisht jemi të lumtur, jemi shumë të lumtur, sepse kemi arritur një tjetër gur të jashtëzakonshëm kilometrik. Kemi thyer një tjetër rekord. Ne i kemi çelur të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe ishte shumë shpejt, ndoshta sepse ishte shumë vonë dhe kaluam nga kjo fazë e nisjes së mbylljes së kapitujve me këtë konferencë të sotme, edhe një herë brenda një afati shumë të shkurtër”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Kryeministri theksoi se procesi i negociatave hyn tani në një fazë edhe më të rëndësishme, ku përgjegjësia për zbatimin e reformave bëhet më e madhe.

“Kështu që ndihemi të energjizuar, të inkurajuar, por gjithashtu edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që nuk është fundi, është vetëm fillimi i fundit”, u shpreh ai, teksa shtoi se anëtarësimi në BE është bërë një temë me interes të lartë publik në Shqipëri. Dhe ndoshta është momenti për t’u thënë të gjithë shqiptarëve në atdhe, të cilët e kanë ndjekur këtë proces me kaq pasion, se fjala IBAR u bë edhe më ‘trendy’ se fjala Kupë Bote. Ja kështu jetojmë ne me anëtarësimin në BE”, deklaroi Rama.

Rama theksoi gjithashtu se reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit kanë sjellë forcim të institucioneve dhe të sistemit të drejtësisë në vend.

“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se e gjithë kjo lidhet me punën që ne po bëjmë së bashku, piketat e ndërmjetme, që tingëllojnë abstrakte, por janë mjaft reale dhe kanë të bëjnë me faktin se sot morëm konfirmimin e institucioneve shumë më të forta sesa një vit më parë. Një sistem drejtësie i fuqizuar dhe i pavarur si kurrë më parë në historinë e vendit tonë”, deklaroi Kryeministri.

Sipas tij, Shqipëria ka kaluar nga një perceptim i mëparshëm për pandëshkueshmëri, drejt forcimit të shtetit të së drejtës dhe institucioneve funksionale.

“E nisëm me stigmën e një vendi ku kishte kulturë pandëshkueshmërie dhe sot duket sikur ka qenë diçka e së shkuarës shumë të largët, ndonëse ishte vetëm pak vite më parë”, theksoi Rama.

Rama vlerësoi gjithashtu ndikimin e reformave në ekonomi dhe sistemin e drejtësisë, duke theksuar se Shqipëria ka rritur Prodhimin e Brendshëm Bruto nga 10 miliardë euro në mbi 27 miliardë euro, ndërsa pagat mesatare janë rritur ndjeshëm në sektorin publik dhe privat.

“Sot kemi një vend i cili ka një PBB prej mbi 27 miliardë euro dhe e nisëm me 10 miliardë euro. Kemi një vend i cili ka një pagë mesatare në sektorin privat 912 euro dhe në sektorin publik rreth 1100 euro, ndërsa e kemi nisur me një pagë mesatare prej 325 eurosh. Po rriten investimet, po rritet ekonomia”, u shpreh ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago