POLITIKE

Eurodeputeti slloven: Disa vende të BE-së e shohin Serbinë “Rusi ballkanike”, nuk mund ta refuzojë marrëveshjen me Kosovën

Deputeti i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj ka thënë se asnjëra palë nuk mund ta refuzojë  marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se qëllimi parësor i saj është ulja e tensioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ai shtoi se rreziku i madh për Serbinë është se disa vende anëtare të BE-së e shohin atë si “Rusi ballkanike”.

Eurodeputeti slloven, në një intervistë për “Nova”, thotë se marrëveshjen e pranuar nga Kurti e Vuçiq, në bazë të Propozimit evropian e sheh një përpjekje për të gjetur emëruesin më të vogël të përbashkët mes Serbisë dhe Kosovës.

“Vlerësimi i BE-së është se kjo është e pranueshme për Serbinë dhe në anën tjetër për Kosovën. Marrëveshja nënkupton njohjen e Serbisë, por në të njëjtën kohë nënkupton që Serbia nuk do ta njohë zyrtarisht Kosovën. Do të thosha se ky është kreativiteti maksimal i diplomacisë së Brukselit në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Groshelj.

Sa i përket mundësisë që Serbia ta refuzojë këtë dokument, ai tha se marrëveshja është krijuar në atë mënyrë që asnjëra palë nuk mund ta refuzojë.

“Mendoj se kjo marrëveshje, nëse nënshkruhet, do të kërkojë përfundimisht negociata shtesë për disa detaje. Mendoj se kjo është vetëm një marrëveshje ombrellë dhe se ideja është të bien dakord më vonë, kur gjërat të fillojnë të funksionojnë, për gjëra për të cilat ata nuk mund të bien dakord tani. Kam përshtypjen se një ide e tillë është në prapavijë dhe se BE-ja dhe SHBA-ja aktualisht po përpiqen të bindin palën kosovare, serbe dhe shqiptare, sepse në këtë proces ka rol edhe diplomacia e tyre dhe kryeministri Edi Rama”.

Eurodeputeti slloven mendon se njohja reciproke synohet të ndodhë në një të ardhme afatmesme apo afatgjate.

“Është një synim në një të ardhme afatmesme apo afatgjatë. Me sa e kam kuptuar, tani primare është zvogëlimi i mundësisë së tensioneve të reja, përshkallëzimit dhe destabilizimit të marrëdhënieve. Dhe nuk po flas vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Duke pasur parasysh se vitin e ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet në BE, ai foli edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare deri në fund të këtij viti.

“Unë jam pak i shqetësuar për këtë. Pas shumë vitesh zvarritje, ka ardhur një ambicie e madhe që çdo gjë të përfundojë deri në fund të vitit. Unë mendoj se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të jenë më pak ambicioze dhe se është e nevojshme të përqendrohen në çështje që në thelb nuk janë të mëdha, por që mund të përshkallëzohen – si targat dhe kartat e identitetit. Nëse do të kishte një rregullim të përditshmërisë me disa ide që lidhen me zgjidhjen e çështjeve strategjike, do të ishte një sukses i madh, dhe gjithçka do të zbatohej – më duket se ka pak kohë për këtë”, tha ai.

Sa i përket rrezikshmërisë që çdo gjë të dështojë nëse deri në fund të vitit 2024 nuk është dakorduar gjithçka, pra para zgjedhjeve në BE, Groshelj tha se nuk e beson në këtë.

“Mendoj se do të arrihet një marrëveshje dhe pastaj gjatë zbatimit do të ketë negociata dhe koordinim të detajeve. Do të shohim se çfarë Komisioni [Evropian] do të vijë pas kësaj, dhe ai do të jetë në gjysmën e dytë të vitit 2024, pas formimit të Parlamentit Evropian. Në thelb, gjërat nuk do të ndryshojnë shumë në këtë drejtim, sepse ka një konsensus, jo vetëm brenda PE-së, por edhe brenda Këshillit të BE-së. Dyshoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh dhe vazhdimësia do të ruhet”, tha eurodeputeti slloven.

Ai gjithashtu është pyetur nëse është e rëndësishme që Serbia të përafrohet me politikën e jashtme të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe nëse atëherë do të ishte më i favorshëm për Serbinë dokumenti për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën?

“Nuk mendoj se ky plan do të ndryshonte shumë. Rreziku i madh për Serbinë është se, për shkak të qëndrimit të saj ndaj Rusisë, ka krijuar një përshtypje të tillë tek disa shtete anëtare të BE-së, saqë ata tani e shohin Serbinë si një lloj ‘Rusie ballkanike’. Numri i vendeve që kanë këtë pikëpamje po rritet dhe kjo nuk është e mirë. A do të ishte mirë për Serbinë vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë? Sigurisht që po. Kjo do të kontribuonte në forcimin e pozicioneve të saj negociuese në rrugën drejt BE-së. Kjo pikë është gjithmonë në axhendë, sa herë që flisni për Serbinë sot. Kjo çështje tani në Bruksel trajtohet si ‘ose je me ne ose je kundër nesh’ dhe në këtë kontekst do të ishte mirë që Serbia të fillojë procesin e distancimit nga Rusia, të vendosë sanksione dhe të zvogëlojë ndikimin propagandës ruse në opinionin publik”, tha Groshelj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

9 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

10 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago