Eurodeputetja paralajmëron LDK-në: Rrëzimi i qeverisë tuaj, një katastrofë për Kosovën

Eurodeputetja gjermane nga radhët e Partisë së Gjelbër, Viola von Cramon, ka paralajmëruar Lidhjen Demokratike të Kosovës se rrëzimi i qeverisë në të cilën bën pjesë vet, do të ishte katastrofë për Kosovën.

Cramon, në një shkrim në rrjetin social Twitter, ka thënë se rrëzimi i qeverisë Kurti do të ishte katastrofë edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse LDK ushtron një mocion mosbesimi kundër qeverisjes së vet, kjo do të thotë një katastrofë jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë rajonin”, ka deklaruar Cramon.