BREAKING NEWS

Falimenton Rusia/ Natën e 27 qershorit, Rusia dështoi në shlyerjen e borxhit të jashtëm për herë të parë që nga viti 1918

Për herët të parë që prej 1918-s, Rusia falimenton për shkak të pamundësisë për të paguar borxhin e jashtëm. Sipas Bloomberg, Moska ka anashkaluar për muaj sanksionet e vendosur nga perëndimi pas luftës në Ukrainë, por mbrëmjen e së dielës periudha e garancisë për gati 100 miliardë dollarë pagesa që duhet të shlyheshin brenda 27 majit, skadoi. Por Kremlini hedh poshtë pretendimet.

Në një telefonatë më gazetarët, zëdhënësi Dmitri Peskov u shpreh: “Pretendimet për falimentim të Rusisë janë të paligjshme. Pagesa në valutë të huaj është kryer në maj, por fakti që është bllokuar nga Euroclear për shkak të sanksioneve perëndimore kundër vendit tonë, nuk është problemi ynë”.

Rusia është përballur më vështirësi për të shlyer obligacionet e papaguara prej 40 miliardë dollarësh, që prej nisjes së fushatës së agresionit në Ukrainë më 24 shkurt, ndërsa sanksionet e perëndimit e kanë izoluar praktikisht vendin nga sistemi financiar global duke i bërë asetet e saj të paprekshme për shumë investitorë.

Moska ka pretenduar prej kohësh se I ka paratë për të paguar, dhe e ka cilësuar falimentimin si artificial. Të hënën një zyrtar amerikan tha se falimentimi kishte treguar se në ç’mënyrë dramatike po ndikonin sanksionet tek ekonomia ruse. gati gjysma e arit rus dhe resurseve të huaja të shkëmbimit, me vlerë rreth 300 mld dollarë, u bllokuan më herët pas sanksioneve të perëndimit.

Në një tjetër hap për të zgjeruar masat ndëshkimore, Britania, SHBA, Japonia dhe Kanadaja thanë se do të ndalonin importet e reja të arit rus.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago