Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarë të lartë politik dolën të hënën para trupit gjykues në Gjykatën e Posaçme me seli në Hagë.
Gjatë këtij procesi gjyqësor u përmend edhe Komunikata numër 59.
E për këtë komunikatë janë transmetuar edhe deklaratat e Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit të bërë nëpër televizione në Kosovë.
Në lidhje me ketë ka reaguar Fadil Geci, pasi në komunikatën 59 ishte përmendur edhe emri i Ganit Gecit, duke shkruar në një reagim në Facebook “Edhe në Hagë Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi e paskan thënë të vërtetën për Komunikatën nr. 59”.
“Ata të cilët nuk kishin histori dhe donin të krijonin “histori të rrejshme” mbi historinë e familjes sonë duke njollosur familjen tonë, vëllain tonë për të ardhur në pushtet në emër të Marksizmit dhe te Leninizmit dhe në emër të LPK-së”, ka thënë Geci në një postim në Facebook.
Ai autorët e komunikatës 59’s i ka cilësuar si marksistë-lenistë, duke akuzuar se ishin të orientuar kah Kremlini.
“Ne familja jonë e kemi theksuar që 24 vite që do rrotullojmë çdo guri, do trokasim çdo dere për t’i demaskuar fundërrinat pa histori që donin te krijonin histori të rrejshme mbi kurrizin e atyre që historia i njeh me shekuj si familje atdhetaresh e patriotike në të gjitha kohërat të cilat kalonte populli ynë në luftëra kundër okupatoreve sllavo-rus dhe perandorisë osmane”, ka thënë ai ndër tjerash.
Geci tregoi se kënd e kishte për qëllim ajo komunikatë.
“Komunikata 59 e shtabit te LPK-se është bërë me qellim te eliminimit fizik te vëllait tonë Gani Geci dhe njollosjen e familjes tonë duke dashur te na fusin ne rendin e kolaborocionistve për te qenë këta të cekurit të lirë, të manipulojnë në Drenicë si te duan ata për epshet e tyre dhe “idealit” marksist-leninist te orientuar nga Kremlini”, ka deklaruar ai.