Familjarët mendojnë se neglizhenca e mjekëve ka çuar në vdekjen e 39 vjeçares nga Istogu

Të hënën vdiq në QKUK. 39 vjecarja Sevdije Kukleci nga Istogu erdhi për një nderhyrje në QKUK. E pasi ndërroi jetë iu bë edhe testimi për koronavirus, e ku rezultoi se ajo ishte e prekur.

Një ditë më pas, në prani të pak familjarëve u varros trupi i saj.

Por, familja e së ndjerës, që nga dita kur familjarja e tyre vdiq patën dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes e saj.

Mbi këto dyshime, Policia ka njoftuar për zhvarrimin që i është bërë trupit të saj vetëm një ditë më parë.

Zhvarrimi i trupit të së ndjerës për obduksion, është bërë me miratimin e familjes së saj.

Motra e viktimës, Fatime Salihu thotë për T7, se nuk kanë bërë një kërkesë të drejpërdrejtë mbi dyshimet që kanë pasur, mirëpo Prokruroia bazuar në deklaratat që familjarët kanë dhënë për mediat, kanë nisur hetimet.

Salihu shton se nuk besojnë se familjarja e tyre vdiq nga virusi, pasi tashmë kanë bërë të gjithë familjarët testin për Covid-19, dhe kanë kanë rezultuar negativ.

Ndërkohë prokuroria në Pejë, tashmë ka nisur hetimet ndaj stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Pejës, për veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Këtë e ka konfirmuar për t7 zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

E, tashmë kur trupi i saj është dërguar për obduksion, T7 ka tentuar të marrë një përgjgije nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në lidhje me rezultatet preliminare rreth rastit të 39 vjeares, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigjigje.