Familjet e dy zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, kanë shtrirë dorën e pajtimit, gjashtë muaj pasi një konflikt mes tyre përfundoi me vrasjen e të dyve.
Ka qenë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që ka bërë të ditur me një video se dy familjet janë pajtuar.
Në shtator të vitit të shkuar, në një lokal të Pejës, ish-kandidati për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, pas një fjalosjeje dyshohet se kishin nxjerrë armët dhe kishin shtënë në drejtim të njëri-tjetrit. Siç kishte njoftuar Gjykata Themelore në Pejë, vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, kishte shtënë në drejtim të Kadrijajt, ndërsa në të njëjtën kohë Kadrijaj kishte shtënë në drejtim të vëllezërve Ademaj. Si pasojë e të shtënave vdiqën Kadrijaj dhe Astrit Ademaj. Avni Ademaj ishte lënduar në dorë.
Ndaj Avni Ademajt ishte caktuar masa e paraburgimit.
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…