Një muaj para se të pushtonte zonat kurde në Siri, presidenti i Turqisë tha se ai “nuk mund të pranojë” kufizimet e Perëndimit që e mbajnë Turqinë larg bombës nukleare.
Fashisti i çmendur, Rexhep Tajip Erdogan , dëshiron më shumë sesa kontrollin mbi zonën e gjerë të Sirisë përgjatë kufirit të vendit të tij. Ai thotë se dëshiron Bombën Nukleare, shkruan The New York Times.
Në javët që çuan në urdhrin e tij për të nisur ushtrinë përtej kufirit për të pastruar zonat kurde, Erdogan nuk bëri sekret për ambicien e tij më të madhe. “Disa vende kanë raketa me koka bërthamore,” i tha ai një takimi të partisë së tij në pushtet në shtator . Por Perëndimi këmbëngul se “ne nuk mund t’i kemi”, tha ai. “Këtë, unë nuk mund ta pranoj.”
Kjo nuk ishte hera e parë që Erdogan ka folur për të çliruar kufizimet për vendet që kanë nënshkruar Traktatin e Shpërndarjes Bërthamore, dhe askush nuk është plotësisht i sigurt për qëllimet e tij të vërteta. Autokrati turk është një mjeshtër i mbajtjes së ekuilibrave të aleatëve dhe kundërshtarëve, siç zbuloi Presidenti Trump në dy javët e kaluara.
“Turqit kanë thënë me vite që do të ndjekin atë që bën Irani,” tha John J. Hamre, një ish-sekretar i sekretarit të mbrojtjes që tani drejton Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. “Por kjo kohë është ndryshe. Erdogan sapo ka lehtësuar tërheqjen e Amerikës nga rajoni. ”
“Ndoshta, si iranianët, ai duhet të tregojë se është vetëm dy metra larg fundit, se mund të marrë një armën nukleare në çdo moment,” tha zoti Hamre.
Nëse nuk është afër, ai është duke punuar – me një program më të përparuar se ai i Arabisë Saudite, por shumë më pak se sa ai që ka Irani. Por ekspertët thonë se është e dyshimtë që Erdogan mund të prodhonte bombën nukleare n fshehtësi. Dhe çdo veprim i Turqisë për t’u pajisur në mënyrë të hapur më armën shkatërruese do të provokonte një krizë të re: Shteti i tij do të bëhej i pari anëtar i NATO-s që do të largohej nga traktati dhe do të armatosej në mënyrë të pavarur me armët e fundit.
Tashmë Turqia është duke realizuar një programi nukelear: depozitat e uraniumit dhe reaktorët e hulumtimit – dhe lidhjet misterioze me tregatarin e zi më të famshim të botës bërthamore, Abdul Qadeer Khan të Pakistanit. Turqia po ndërton gjithashtu reaktorin e parë të madh të energjisë për të gjeneruar energji elektrike me ndihmën e Rusisë. Kjo mund të përbëjë një shqetësim sepse Erdogan nuk ka thënë se si do t’i trajtojë mbeturinat bërthamore, të cilat mund të sigurojnë lëndën për një armë bërthamore. Rusia ndërtoi gjithashtu reaktorin Bushehr të Iranit .
Ekspertët thanë se do të duheshin disa vite që Turqia të prodhonte armën shkatërruese, përveç nëse Erdogan bleu një të tillë. Dhe rreziku për Erdogan do të ishte i konsiderueshëm.
Shkrimi i plotë në NYT: