Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, iu është drejtuar me anë të letrave Gjykatës së Apelit dhe KGJK’së lidhur me rastin e deputetit të minoriteteve, Etem Arifit. Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga zyra e kryeparlamentares.
Etem Arifi dje është bërë e ditur se e ka humbur mandatin e deputetit në momentin kur është dënuar me vendim të plotfuqishëm nga Gjykata e Apelit.
Për këtë çështje, kryeparlamentaja Vjosa Osmani iu është drejtuar sot me anë të letrave, Gjykatës së Apelit dhe KGJK’së për të kërkuar sqarime lidhur me rastin.
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga kabineti i Osmanit.
Pas vendimit të Gjykatës për dënimin e tij, deputeti Etem Arifi kishte vazhduar të marrë pjesë në seanca, derisa kishte votuar edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit si dhe Rregullores së Kuvendit pas dënimit, deputeti e kishte humbur mandatin.
Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione.
Arifi së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjëve”, u dënuan pasi Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e shkallës së dytë i gjetën fajtorë për përvetësimin e 26 mijë eurove.
Sipas aktakuzës Arifi dhe Gashi nuk i kanë përdorur subvencionet e Ministrisë për atë qëllim që u janë ndarë por i kanë përvetësuar për vete dhe persona të tjerë.
Etem Arifi u dënua pasi që si deputet nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim në Parlamentin e Kosovës ka ushtruar ndikim te zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për dhënien e subvencioneve edhe pse ka ditur që kjo OJQ është organizatë fiktive dhe falë ndikimit të tij OJQ-ja në fjalë ka pranuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Zyra e Kryeministrit për Komunitete për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkali të holla në vlerën prej 25,646.00 eurove
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…