KRYESORE

Fëmija me autizëm joverbal thotë fjalët e para pas përdorimit të ilaçit që u jepet pacientëve me kimioterapi

Një familje ka gjetur një zgjidhje që mund të sjellë shpresë për mijëra prindër të cilëve u është thënë se fëmijët e tyre nuk do të flasin kurrë, ka raportuar The New York Post.

Kur djali i tyre, Mason, tani 5 vjeç, u diagnostikua me autizëm joverbal në moshën 2 vjeç e gjysmë, familja Connor u përpoq në çdo mënyrë ta ndihmonte të fliste. Pas disa trajtimeve të pasuksesshme, babai i tij, Joe, gjeti një studim nga neurologu pediatër, doktori Richard Frye, i cili po hulumtonte trajtime eksperimentale për fëmijët me autizëm.

Frye ka sugjeruar që Mason të provonte leucovorin, një ilaç i lirë, që zakonisht u jepet pacientëve me kancer për të lehtësuar efektet e kimioterapisë. Vetëm tri ditë pas marrjes së ilaçit, Mason tha fjalët e tij të para.

Leucovorina është një formë e acidit folik (vitamina B9), që gjendet natyrshëm në ushqime si perimet me gjethe të gjelbra, lakra Brukseli dhe avokadoja.

Studimet kanë treguar se shumë fëmijë me autizëm kanë nivele të ulëta të folatit në tru, një gjendje e njohur si mungesë e folatit cerebral (CFD).

Gjithashtu, një përqindje e madhe e fëmijëve me autizëm kanë antitrupa që pengojnë transportin e folatit në tru. Kjo mund të shpjegojë pse ky ilaç ndihmon në përmirësimin e komunikimit.

“Mund të ketë ndikim të madh te një përqindje e fëmijëve me autizëm”, ka thënë Frye për CBS.

Në një studim të tij të vitit 2020, të publikuar në Seminars in Pediatric Neurology, ai analizoi 44 fëmijë me autizëm dhe antitrupa të receptorëve të folatit.
Nga ata që morën leucovorin, dy të tretat shfaqën përmirësime në gjuhë.

Një studim tjetër i vitit 2018 përfshinte 48 fëmijë me autizëm dhe vështirësi në të folur. Pas 12 javësh, ata që morën ilaçin patën përmirësim në aftësitë e të folurit krahasuar me ata që morën placebo.

Mason nuk është i vetmi fëmijë që ka treguar përmirësime.

Meghan, një vajzë e vogël që mori pjesë në një test klinik në Institutin Neurologjik Barrow në Phoenix Children’s Hospital, pati përmirësime në të folur, komunikim, sjellje dhe aftësi sociale.

“Ishim pothuajse të bindur se ajo po merrte leucovorin që në fazën e parë, sepse ndryshimet ishin të dukshme brenda dy javësh. Ishte përmirësim dramatik”, ka thënë nëna e saj, Marie duke shtuar se kjo gjë ua ka ndryshuar jetën në famlije.

Megjithatë, ka një pengesë.

“Leucovorina është ilaç i vjetër dhe kushton shumë pak. Kështu që askush nuk do të përfitojë financiarisht nga ai, prandaj nuk ka arsye që kompanitë farmaceutike të investojnë për miratimin e tij” ka shpjeguar Frye.

Kjo do të thotë se për momentin, leucovorina mund të përshkruhet për autizmin vetëm “off-label”—pra për një përdorim që nuk është ende i miratuar nga FDA.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në SHBA rreth 1 në 36 fëmijë është i prekur nga autizmi, një rritje nga 1 në 44 që ishte vlerësim i vitit 2018.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

40 minuta ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

16 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago