Federata Serbe e Futbollit është gjobitur nga FIFA me 21 mijë e 300 dollarë për një afishe në dhomat e zhveshjes ku shihej harta e Kosovës dhe fjalët “nuk ka dorëzim”.
Në lidhje me këtë, FFK-ja u ankua zyrtarisht në FIFA, për afishen që ishte e varur mbi dollapët e dy lojtarëve serbë gjatë ndeshjes që Serbia e luajti kundër Brazilit.
Kujtojmë se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) kishte dorëzuar në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) ankesë dhe dëshmi, për shkak të, siç tha, “fyerjes së rëndë të trajnerit të përfaqësueses së Serbisë” si dhe “veprimeve raciste të tifozëve serbë” gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, të mbajtur më 2 dhjetor në kuadër të Kupës së Botës.
Sipas FFK-së, shfaqja e sloganeve me mesazhe politike dhe raciste ndaj shqiptare u dëgjuan pothuajse gjatë tërë ndeshjes, që Zvicra e fitoi me rezultat 3:2.
“FFK kërkon nga FIFA hetim të këtij rasti dhe sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, në mënyrë që thirrjet fashiste njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë larg stadiumeve të futbollit dhe larg ngjarjeve si Kupa e Botës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…