Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që humbi jetën këtë të shtunë pasi makina ku ai udhëtonte pranë TEG-ut shpërtheu me lëndë eksplozive ishte nga Berati.
Ai ishte proceduar më parë për tentativë vrasje, raporton News24.
Të riut dyshohet se i është bërë atentat, pasi nga hetimet paraprake mësohet se lënda eksplozive është shpërthyer me telekomandë.
Sadikaj udhëtonte i vetëm në Benz-in që shpërtheu dhe u bë shkrumb e hi.
Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, ka ndërruar jetë pasi u dërgua në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…