Porti i Shëngjinit do të jetë pikë pritëse për emigrantët e paligjshëm që kërkojnë të futen në Itali. Kështu tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila njoftoi edhe nënshkrimin e marrëveshjes me homologun shqiptar, Edi Rama.
“Shqipëria do t’i japë Italisë mbështetje duke e lejuar të përdorë disa zona, ndërsa Italia do të kryejë procesin e seleksionimit. Refugjatët që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore mes atyre që kanë të drejtë dhe jo të përfitojnë azil”.
Sipas Melonit, deri në 36 mijë persona mund të strehohen përkohësisht në Shqipëri, në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.
“Shqipëria edhe pse nuk është vend i BE-së sillet si vend anëtar”, tha Meloni për vendin tonë gjatë një konference të përbashkët për mediat me Ramën.
“Kjo marrëveshje që kemi bërë sot është shumë e rëndësishme dhe një marrëveshje inovative, mbi bazën e të cilës mund të lindin edhe nisma të tjera”, tha Meloni.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…