KRYESORE

Fjalimi në Kongres kthehet në fushatë, Biden sulmon Trump e paralajmëron Putin

Një fjalim për fushatë zgjedhore, në vend të atij për gjendjen e Kombit. Presidenti amerikan, Joe Biden, foli përballë anëtarëve të Kongresit dhe mbarë qytetarëve, duke sulmuar kundërshtarin e tij republikan, Donald Trump, në të gjitha frontet.

Pa e përmendur me emër, por vetëm duke iu referuar si “paraardhësi”, kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi Trump se po kërkon ti nënshtrohet Putinit duke rrezikuar NATO-n.

“Liria dhe demokracia janë nën sulm në botë. Sonte, unë vij në të njëjtën dhomë për t’iu drejtuar kombit. Tani, jemi ne që përballemi me një moment të paprecedentë në historinë e bashkimit amerikan. Dhe po, qëllimi im sonte është të zgjoj Kongresin dhe të lajmërojë popullin amerikan se as ky nuk është një moment i zakonshëm.”, tha Joe Biden.

Një paralajmërim pati edhe për presidentin e Rusisë.

“Ukraina mund ta ndalë Putinin nëse qëndrojmë me Ukrainën dhe sigurojmë armët që i nevojiten për t’u mbrojtur. Kjo është gjithçka që Ukraina po kërkon. Ata nuk po kërkojnë ushtarë amerikanë. Në fakt, nuk ka ushtarë amerikanë në luftë në Ukrainë dhe kështu do të vazhdojë të jetë. Por tani, ndihma për Ukrainën po bllokohet nga ata që duan që ne të largohemi nga lidershipi ynë botëror.”, vijoi Biden

Për konfliktin tjetër, kërkoi një zgjidhje me dy shtet për Izraelin dhe Palestinën, ndërsa ofroi zgjidhje për krizën humanitare në Gaza.

“Po urdhëroj ushtrinë amerikane për të udhëhequr një mision emergjence për të ndërtuar një mol të përkohshëm në brigjet e Gazas në Mesdhe, në të cilin mund të mbërrijnë anije të mëdha me ushqim, ujë, ilaçe dhe streha të përkohshme.”, deklaroi Biden.

Për gjendjen e kombit, tha se po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Biden sulmoi Trumpin për çështjen e emigracionit, duke nënvizuar se nuk do të demonizojë refugjatët, siç bën republikani që i quan “helmi për gjakun amerikan”.

Për ekonominë, presidenti njoftoi se për luftimin e inflacionit do t’u japë amerikanëve 400 dollarë çdo muaj për 2 vitet e ardhshme. Gjithashtu synon të rikthejë të drejtën e abortit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

22 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago