Arbinot Berisha, djali i policit Enver Berisha i cili mbeti i lënduar pas përplasjes me Lushtakët ka thënë se familja e tij nuk ka pasur asnjë problem me familjen Lushtaku.
Duke folur për rastin, ai i tha Gazetës Insajderi se babai i tij ka mbetur i lënduar nga ky rast e jo i plagosur siç është raportuar.
Polici Enver Berisha ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Arbinoti thotë se babai i tij nuk do të ndalet së shërbyeri për qytetarët e këtij vendi.
“Edhe babai im ka qenë pjesë e UÇK-së dhe është në shërbim të popullit që nga viti 97 e deri sot dhe do të jetë akoma nuk ka njerëz qe do të mund ta ndalojnë në kryrjen e detyrës për t’mirën e qytetarëve”, tha ai.
Lidhur me personat që po hetohen, Berisha i quan njerëz të pandërgjegjshëm e që mendojnë se janë të paprekshëm nga ligji e rendi.
Ky është reagimi i plotë i tij dhënë Insajderit:
Une pra jam A.B djali i njerit nga policit te lenduar e jo i plagosur siç raportohet neper media.
Krejt kjo ka ndodhur ne kryerje te detyres zyrtare nga disa njerz te pandergjegjshem nga disa njerz te cilet mendojn qe jan te paprekshem dhe qe ligji,rendi nuk vlejn per ta.
Edhe babai im ka qen pjese e UÇK-se dhe eshte ne sherbim te popullit qe nga viti 97 e deri sot dhe do te jete akoma nuk ka njerz qe do te mund ta ndalojn ne kryrjen e detyres per tmiren e qytetarve.
Ne si familje krenohemi me te dhe do ti rrim mbrapa deri ne fund per gjithqka.
Ne nuk e njohim familjen ne fjale te cilen kan goditur mbi uniformen e shtetit por nje gje eshte e sigurt se ne do te shkojm baze ligjeve dhe do ti ndjekim procedurat ligjore deri ne fund.