LAJME

Flet sipërmarrësi që e njeh prej 12 vjetësh Naim Murselin: Ishte në kolaps ekonomik

Bujar Zhuri është një sipërmarrës i suksesshëm shqiptar në vendet nordike si Suedia dhe Norvegjia.

Ai ka treguar se e njeh Naim Murselin prej 12 vjetësh. Ata kanë pasur marrëdhënie dhe kontakte pune, janë takuar dhe kanë drekuar e darkuar shpesh me njeri-tjetrin. Hera e fundit që Naimi e ka kontaktuar ka qenë rreth 3 muaj më parë dhe mesa duket ka qenë në gjendje të rëndë ekonomike dhe psikologjike.

Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi se Naimi i ishte afruar shumë vite më parë për një marrëdhënie biznesi dhe i kishte dhënë përshtypjen e një djali të brishtë por edhe të aftë në punën e tij.

“Ishte një djalë i brishtë por me dëshirën për t’u afruar me njerëz të suksesshëm. Dukej si një djalë shumë i edukuar dhe i përgatitur. Tre muaj më parë më ka shkruar sërish për të blerë një domain, por nuk tregova interes. Pashë tek ai një person që donte të krijonte një marrëdhënie me interes financiar. Nga natyra e tij, atë që unë di që ka qenë një kontribues për marketingun social  të Pacollit, por nuk mendoj se ka pasur influencë te ai. Atë që kam kuptuar unë që në fillim, ai e ka përdorur Pacollin për të krijuar lidhjet e tij për qëllime personale. Në një fazë të dytë ai ka shkuar në një kolaps ekonomik. Domeini që donte më shiste ishte në fillim për 100 mijë euro, më pas u ul në 50 mijë euro”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago