Pika e kalimit kufitar të Kakavijës është përballur me fluks të shtuar mjetesh dhe qytetaresh që kalojnë në të dy anët e kufirit. Radhë janë shënuar vetëm mbrëmjen e djeshme ku pala greke punonte me një sportel, ndërsa mëngjesin e sotëm situata është normalizuar dhe të dy policitë punojnë me nga tre sportele.
Qytetarët tregojnë se edhe pse fluksi është i lartë, nuk ka patur vonesa.
“Për herë të parë që shoh rregull te dogana greke, punohet me 3 sportele”, thotë një qytetar.
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë kanë hyrë rreth 7000 persona, ndërkohë që kanë dalë nga territori ynë 3400 shtetas.
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…
Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…