Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, fëmijët që ia dolën të shpëtojnë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit pasi u hodhën nga dritarja, kanë marrë këtë mbrëmje surprizën e jetës. Dy të mbijetuarit që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, kanë lënë spitalin dhe janë takuar në Itali me Cristiano Ronaldon, sulmuesin e Juventuesit dhe Gianluigi Buffon, ish-gardianin e portës së Juventusit, portierin e njohur italian.
Kryeministri Edi Rama i ka marrë djemtë me vete në Itali, ku ka realizuar takimin me futbollistët e tyre të preferuar.
“Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, thotë kreu i qeverisë.
Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët.
“Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur”, vijon më tej Rama.
Luan futboll? Pyesin një prej fëmijëve, teksa i emocionuar nga ky takim, ai përgjigjet: Po
Edi Rama: Është pak mbipeshë.
Cristiano Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar djemve bluzat me emrin e tyre në të cilat kanë lënë autograf me emrin e fëmijëve.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…