FOTO&VIDEO

Foshnja shtetase zvicerane pozitive me Covid-19 në Shkup, Zvicra dërgon avion special për ta rikthyer në Cyrih

Një foshnje vetëm 10 muajshe të dielën eshte sjellur në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, në gjendje të rëndë shëndetësore. Foshnja ka pasur gërçe dhe temperaturë të lartë dhe është konstatuar me virus Covid 19, raporton NovaTv.

Meqë foshnja është shtetase zvicerane, janë alarmuar autoritetet e atjeshme Shëndetësore dhe është dërguar avion special për transferim në spitalin e Cyrihit.

Aeroplani që ka arritur nga Zvicra ka qenë i pajisur si mini spital, për të mundësuar transferin e saj në spitalin e Cyrihut ku edhe gjendet tani.

“Ky është rasti i parë në Maqedoni që virusi Covid 19 të shkaktojë komplikime të rënda tek një fëmijë”, ka deklaruar mjekja Aspazija Sofijanova, e cila i ka informuar edhe prindët e foshnjes në Zvicër.

Në një moment gjendja është përkeqësuar aq shumë sa që është ndërpre frymëmarrja e fëmijës dhe mjekët janë detyruar ta kyçin në frymëmarrje mekanike.

Mjekja Natasha Najdanovska Alulovska ka deklaruar se përveç foshnjes pozitive me Covid 19 ka rezultuar edhe gjyshja e saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago