FOTO&VIDEO

Fotografia që dëshmon afërsinë e Ilir Pushkës që menaxhon “Tiks APP” me Kushtrim Thaçin, djalin e Gani Thaçit

Biletat për lojën e Kosovës me Anglinë, kanë thelluar edhe më shumë skandalin e shitjes së biletave online përmes faqes “Tiks App“, e cila ka filluar që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo faqe menaxhohet nga rrjeti i firmave që kanë lidhje me familjen Thaçi. Afërsia e njëri nga bashkëpronarët, Ilir Pushka me, Kushtrimin dëshmohet edhe në këtë foto.

Faqja “Tiks App”, menaxhohet nga rrjeti i firmave “ALT3C” dhe “ALT4C”, që udhëhiqen nga disa bashkëpronarë në mesin e të cilëve edhe Ilir Pushka e Ardian Kelmendi që njihen për afërsinë me familjen e pushtetshme Thaçi.

Këta të dy kanë miqësi me Kushtrim Thaçin, djalin e Gani Thaçit, i cili deri para pak muajsh ishte pjesë e Byros Kosovare të Sigurimeve, njëherë në e postin e zv/drejtorit të përgjithshëm, e së fundmi koordinator, shkruan Insajderi.

Ilir Pushka e Kushtrim Thaçi, djali i Gani Thaçit afërsinë e tyre e tregojnë edhe përmes kësaj fotografie të siguruar nga Insajderi.

Faqja “Tiks App”, e cila është e kontraktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për shitjen e biletave të ndeshjeve të kombëtares së Kosovës, në vazhdimësi ka pasur probleme. Fare aktive nuk ka qenë të martën prej orë 16:00 kur edhe zyrtarisht ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e së dielës mes Kosovës e Anglisë.

Insajderi ka raportuar, se kompania “ALT3C”, në pronësi të miqve të djalit të Gani Thaçit dyshohet se para tri vjetësh kishte përfituar mijëra euro nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga ky institucion. (Shkrimi i plotë).

Të njëjtit, Ilir Pushka dhe Ardian Kelmendi kanë qenë të përfshirë edhe në një rast tjetër të dyshimtë.

Para më shumë se gjashtë vjetësh, më 13 tetor 2013, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të industrisë së sigurimeve u mor një vendim që shihej me dyshim nga disa prej anëtareve të kësaj industrie.

Përfitues doli firma “ALT3C”, e cila u angazhua që ta implementojë një sistem softuerik për nevoja të kompanive të sigurimeve.

Pushka dhe Kelmendi janë të akuzuar edhe për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi. Në gjykata të dy janë deklaruar të pafajshëm më 22 tetor 2019.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 9 tetor 2019, ka paraqitur aktakuzën e ndryshuar të ngritur kundër Ilir Pushka dhe Ardian Kelmendi dhe pesë të akuzuarve të tjerë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

39 minuta ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

16 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago