Publikimi i fotografive zyrtare që tregojnë Emmanuel Macronin duke goditur një thes të grushtimit janë pritur me një përzierje lëvdatash dhe pikëpyetjesh në Francë.
Fotot e presidentit francez, të postuara në Instagram të martën nga fotografi i tij zyrtar, Soazig de la Moissonniere, e tregojnë presidentin me dhëmbë të shtrënguar dhe grushte teksa stërvitet, raportoi Guardian.
Përdoruesit e rrjeteve sociale shpejt filluan ta krahasojnë atë me Rocky Balboan, ndërsa të tjerë vunë në dyshim kohën e shfaqjes së fotografive, pasi Macroni i ka bërë thirrje Evropës që të rrisë reagimin e saj ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Disa thanë se fotografitë e tregonin atë duke u përgatitur për t’u përballur me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili nuk është i panjohur për fotosesionet e tij duke treguar aftësitë sportive.
Putini më parë është fotografuar duke peshkuar, gjuajtur dhe duke kalëruar.
Bashkëshortja e Macronit, Brigitte Macron ka thënë vitin e kaluar se presidenti ushtron boks dy herë në javë.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…