Një çast i vetëm mund të ndryshojë jetën, edhe aty ku më pak e pret. Shami Hussein pa jetën e tij të ndryshojë brenda një kazani plehrash, në Liban.
Ëndja dhe kurioziteti me të cilin refugjati 10-vjeçar sirian po lexonte një libër të hedhur aty, të shpërfillur nga të gjithë por jo nga ai, që aty ndodhej për të mbledhur ndonjë kanoçe duke ndihmuar katër motrat, nuk i shpëtuan një arkitekti të ri që fotografoi atë moment.
Fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale u shndërrua në virale në shumë pak kohë, duke emocionuar opinionin publik ndërkombëtar.