Franca mbyllë një tjetër xhami radikale

Në dy vite janë mbyllur 23 xhami dhe Ministria e Punëve të Brendshme po përgatitet të mbyllë një tjetër, duke e akuzuar imamin e saj për ‘armiqësi ndaj komunitetit’.

Ministria e Brendshme e Francës ka filluar të marrë masa për mbylljen e një xhamie tjetër, pjesë e një fushate dyvjeçare, pasi imami i xhamisë u akuzua për “radikalizëm dhe armiqësi ndaj shoqërisë franceze”, sipas raporteve të mediave lokale.

Kanali francez BFM dhe gazeta Le Figaro njoftuan se Ministria e Brendshme ka nisur procedurat për mbylljen e xhamisë Obernai, që ndodhet në lagjen Bas-Rhin.

Ministria akuzon imamin e xhamisë për “kryerje të aktiviteteve radikale, armiqësi të dukshme ndaj shoqërisë franceze dhe komente provokuese kundër vlerave të Republikës”.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, në një postim në Twitter, me një lidhje me lajmin e publikuar nga Le Figaro, shkruan se lufta kundër “separatizmit islamik” vazhdon, me urdhër të Presidentit të Republikës.

Ai shtoi se autoritetet mbyllën 23 vende adhurimi që u përkisnin radikalve gjatë dy viteve.