Shqipëria duhet të bindë të larguarit të kthehen, për t’i shpëtuar “kurthit” të vendeve me të ardhura të mesme, por edhe për të joshur profesionistët që të sjellin në Shqipëri njohuritë e marra në vendet ku jetojnë. “Dora i është shtrirë” prej kohësh diasporës shqiptare, e cila është thuajse aq sa është edhe popullsia që jeton brenda e vendit.
INSTAT raporton për 2.2 milionë shqiptarë të shpërndarë në të gjithë botën, por kryesisht në kontinentin evropian. Teksa Shqipëria po plaket, me një moshë mesatare që ka kaluar 42 vjeç, diaspora është më e re, ekonomikisht aktive dhe me potencial të lartë kontributi në tregjet e punës të vendeve pritëse. Afro 18% e shqiptarëve që jetojnë jashtë janë deri 14 vjeç, 77% i përkasin moshës 15-64 vjeç dhe vetëm 5% janë mbi 65 vjeç.
Ndër faktorët kryesorë të emigracionit të shqiptarëve dominojnë ato me natyrë ekonomike, si papunësia dhe varfëria, por edhe faktorë të tjerë të lidhur me shërbimet e shëndetit, bashkimin familjar apo mundësitë profesionale.
Emigrimi po përkthehet në një barrë të madhe për ekonominë, efekte që po ndjehen prej vitesh tashmë. Biznesit i mungojnë punonjës, ekonomisë i mungon konsumi dhe kontributet e mjaftueshme për skemën e pensioneve, është shtuar kostoja e punës dhe ulur produktiviteti.
I vetmi efekt pozitiv ekonomik janë remitancat që vetëm rriten. Prej vitit 2010 deri në fund të vitit të kaluar, emigrantët sollën në Shqipëri 11.7 miliardë euro, nga të cilat vetëm në dekadën e fundit 2015-2025, remitancat përllogariten 8.2 miliardë euro, duke pasur një kontribut të rëndësishëm edhe në uljen e varfërisë në vend.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…