Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur për t’i ndihmuar forcave të Shqipërisë në shuarjen e zjarreve.
Kjo është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili ka shkruar se së bashku dhe në kohë vështira jemi më të fortë.
“Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezëve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.
Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë.