LAJME

Fushë Kosovë: 21-vjeçarja e sulmon të dashurin bashkë me vëllain dhe babain, e bëjnë llom duke e rrahur

Mosmarrëveshjet mes çifteve jo gjithmonë përfundojnë në mënyrë paqësore. Në shumë raste ndodh që të përfshihen edhe anëtarët e familjeve, kryesisht të vajzave, të cilët bëjnë veprime të cilat bien ndesh me ligjin, duke u dashur kështu medoemos ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Fushë Kosovë, ku një vajzë e cila ishte në lidhje dashurie me një 28-vjeçar, dyshohet se e kanë sulmuar atë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në parkingun e një pompe derivatesh në rrugën ‘Nëna Terezë’, ku 21-vjeçarja ka pasur një konflikti verbal me të dashurin e saj. Në rast kanë ndërhyrë babai dhe vëllai i saj, ku 52-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën. Sulmit iu bashkëngjit edhe e dyshuara e cila e ka goditur të dashurin e saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërkohë vëllai i të dyshuarës, ka kërcënuar viktimën me mjet të mprehtë në dorë, që dyshohet të jetë thikë.

28-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarit, të cilët janë intervistuar lidhur me veprat që dyshohet se kanë kryer.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 52-vjeçari dhe 21-vjeçarja të hetohen për ‘Lëndim të lehtë trupor’ dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa vëllai i të dyshuarës do të hetohet në liri për veprën penale ‘Kanosja’.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

9 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

10 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

19 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago