Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në Facebook, thotë se në Republikën e Kosovës, të gjithë jemi të obliguar të zbatojmë në përpikmëri Kushtetutën.
Geci në postimin e tij ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për ambicie personale të tyre për të udhëhequr me shtetit.
Postimi i plotë:
Në Republikën e Kosovës të gjithë ne jemi të obliguar ta zbatojmë me përpikëri Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës kushtetuese si organi ma i lartë Juridik .
Për shkak të ambicjeve personale të dy personave Hashim Thaqit e Albin Kurtiit për pushtetë për ta sunduar Republiken e Kosovës e nganjiherë edhe për tu dukur cili është ma sundimtarë se tjetri po harrojnë se askush nuk mund, e as nuk do të lejojm që të mundet qe ne të bëhemi vetem makina votimi nuk lejohet të psojmë të gjithë si shoqëri për shkakë të ambicjeve personale të politikanve të papërgjegjshēm sepse në fund të fundit të gjithë ne që jetojmë këtu në bazë të Kushtetutës i kemi drejtat e barabarta për te menduar e shprehur ashtu si dëshirojmë për të punuar atë punë që dëshirojmë dhe për te jetuar të lirë aty ku dëshirojmë.
Krejtë qka kemi hise të barabartë në këtë botë janë vetëm 2 m katrorë për secilin sepse askush asgjë nuk merr me vete kur të ik nga kjo botë.