Garda Revolucionare Islamike (IRGC) ka mohuar përfshirjen në një sulm me dronë ndaj ambasadës amerikane në Riad më 3 mars, duke pretenduar se ai është kryer nga Izraeli.
Deklarata erdhi pasi The Wall Street Journal publikoi një raport ku thuhej se sulmi iranian ishte më shkatërrues sesa kishin pranuar autoritetet saudite.
Sipas gazetës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite e kishte përshkruar incidentin si një zjarr të kufizuar dhe dëme të vogla, në fakt flakët kishin zgjatur për orë të tëra dhe kishin shkaktuar dëme të mëdha, përcjell A2CNN.
IRGC e dënoi raportin e gazetës dhe deklaroi se sulmi “nuk ka absolutisht asnjë lidhje me forcat e armatosura iraniane” dhe, duke marrë parasysh strategjinë izraelite në rajon, ai ishte “sigurisht i kryer nga zionistët”.
Në deklaratë u paralajmëruan vendet myslimane për “intrigat e regjimit zionist në rajon” dhe u theksua se është thelbësore që vendet fqinje të mbeten “vigjilente ndaj qëllimeve përçarëse të lëvizjes amerikano-zioniste për destabilizimin dhe shkatërrimin e rajonit”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…