Rezultati në Kavajë është përmbysur.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me kandidatin Fisnik Qosja ka kaluar Redjan Kralin e Partisë Socialiste me 164 vota.
Nga numërimi deri në orën 18:45, rezulton se Qosja ka grumbulluar 6.985 vota, ndërsa Krali 6.821.
“Është një numër që pritet të ndryshojë nga momenti në moment sepse janë qendra të tjera votimi, rezultatet e të cilave nuk janë administruar zyrtarisht dhe jemi në pritje për të përditësuar këtë shifër,” – raportoi gazetarja e Euronews Albania, Raziela Myslimaj.