Festa e përvitshme e Birrës në Korçë, është gati të presë ngjitjen në skenë të këngëtarit boshnjak, Goran Bregoviç. Një performancë kjo, e cila ka ngjallur debat të madh në publikun e Shqipërisë dhe Kosovës, por që po afrohet drejt realizimit.
Banda e tij është ngjitur në skenë që në orët e para të pasdites, për të kryer provat. Vetë artisti pritet rreth orës 21:00.
Skena ku do të performojë artisti boshnjak Goran Bregovic
Nga ana e Policisë ndërkaq, janë ngritur disa postblloqe në pikat e hyrjes për në pjesën ku do të performojë Bregoviçi.
Linja e kontrollit të Policisë ndërkohë, është e ndarë në tre kordone. Një pjesë zihet nga siguria, një nga policia dhe një nga ndërhyrja e shpejtë.
Sende të tilla si çakmakët, çelësat apo sende të tjera të forta, nuk lejohen të kalojnë kordonin.
Në vendin pranë madje, gjenden të hedhura disa bombola deodoranti apo sende të tjera të palejuara.