Në një intervistë për mediumin francez France24, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është kundër-përgjigjur një deklarate fyese dhe akuzuese të dhënë kohë më parë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Gazetari Marc Perelman e ka pyetur Kurtin nëse i beson Vuçiqit, meqënese i njëjti e kishte quajtur kryeministrin e Kosovës “llum terrorist”.
“A i besoni Aleksandar Vuçiqit, njëherë ai ju ka quajtur llum terrorist?”, është pyetur Kurti.
Megjithatë, Kurti ka thënë se mund t’i komentojë vetëm qëndrimet dhe mendimet e Vuçiqit, por jo edhe nivelin e tij të edukatës.
“Epo, mund të flas për qëndrimet dhe mendimet e tij, jo për nivelin e edukatës së tij. Më ka quajtur me emra të ndryshëm, por unë mendoj se kjo ta bëjë shumë me nervozen dhe panikun në Beograd dhe me progresin në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se përkundër mosnjohjes nga Serbia, Kosova po shënon progres. Ai ka deklaruar se Serbia e ka izoluar veten duke mos u distancuar nga Kremlini.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…