Gazetari i të përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth, Raz Shechnik, ndau përvojat e tij nga rrugët e Doha-s gjatë Kupës së Botës: “Pas më shumë se shtatë ditësh në kryeqytetin e Katarit, Doha, ne ndihemi të urryer, të rrethuar nga armiqësia dhe të padëshiruar. Sa herë që telefonojmë, ne jemi gjithmonë të ndjekur nga palestinezë, kataras, marokenë, jordanezë, sirianë, egjiptianë dhe libanezë – të gjithë ata na japin pamje urrejtjeje.”
Gazetarët izraelitë do ta kujtojnë këtë Botëror sepse panë aty për aty se çfarë qëndrimi kanë arabët ndaj Izraelit dhe gjithçkaje që ky vend sionist po bën kundër palestinezëve. Ata mund të shihnin qartë se arabët e zakonshëm kishin një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga sundimtarët e tyre që hynë në një aleancë me Izraelin.
Përveç neverisë së tyre për mediat izraelite, arabët në Katar treguan dashuri të madhe për Palestinën. Një numër i madh tifozësh të përzgjedhjeve arabe mbajnë flamuj palestinezë në rrugët e Doha-s dhe në tribuna.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…