Parlamenti Evropian nesër e voton tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
Gazetarja e transmetuesit publik nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, tha se ky votim nënkupton se më s’ka më dilema se kosovarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024.
“Bëhet fjalë për përfundimin e të gjitha procedurave vendimmarrëse sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka dyshim se do të kalojë nesër me shumicë dërmuese votim mbi liberalizimin e vizave marrë parasysh se PE ka qenë promotori më i madh i heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, andaj rezultati si i tillë do e dëshmojë gjatë ditës së nesërme”, tha ajo për RTK.
Sipas saj një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor, ku do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ka gjasë që të merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Besnik Bislimi në konferencë për shtyp, jo në ceremoninë e nënshkrimit.
“Më këtë përfundon gjithçka, 20 ditë më vonë hynë në fuqi me shpalljen në gazetë zyrtare dhe krejt çka pritet është momenti kur qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza, konform vendimit dhe tekstit të miratuar, do të ndodh më 1 janar 2024”, theksoi ajo.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…