POLITIKE

Gazi amerikan do të zëvendësojë atë rus në Europë, hapet rruga për më shumë sanksione ndaj Moskës

Bashkimi Europian shpalli arritjen e një marrëveshjeje të re, sipas së cilës do të rrisë sasinë e gazit natyror që do të marrë nga Shtetet e Bashkuara, për të zëvendësuar importet ruse.

Sipas Reuters, SHBA-ja do të sigurojë të paktën 15 miliardë metra kub gaz, deri në fund të vitit për Europën.

Shtetet europiane po përpiqen me çdo mënyrë që të ulin varësinë nga gazi rus, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës. BE-ja është zotuar të ulë me 2/3-t furnizimin me gaz rus, deri në fund të vitit, përmes importit nga shtete të tjera dhe rritjes së përdorimit të energjisë së rinovueshme.

Marrëveshja pritet të shpallet nga Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, këtë të premte, pas një dite të ngjeshur me tri samite, të NATO-s, BE-së dhe G7-s.

Agresioni i Rusisë, që është njëkohësisht edhe furnizuesi më i madh me gaz i Europës, ka sjellë rritje të çmimeve në nivele rekord në të gjithë kontinentin, përfshirë edhe Shqipërinë. Me zëvendësimin e gazit rus me atë amerikan, shtetet e BE-së do të kenë rrugë të lirë për të vendosur embargo ndaj gazit dhe naftës ruse, diçka që Shtetet e Bashkuara e kanë bërë tashmë.

Ndryshe nga gazi rus, që vjen në Europë përmes tubacioneve, gazi amerikan transportohet përmes Atlantikut në formë të lëngshme, me anije.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

40 minuta ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

20 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago