Edhe kryetari i Partisë me rrënjë turko-islamie, Gëzim Kelmendi ka reaguar për emërimin e bordeve me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook, thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po e tregon fytyrën e vërtetë të ideologjisë së tij.
Sipas tij, Kurti fitoj duke marrë vota në emër të çkapjes së shtetit, por i kapen bordet.
Ai shton se lakmia për pushtet e bëri atë të ndjek rrugën e PAN-it dhe LDK-së.
Sipas tij, kështu është kur nuk e ke frikë Zotin dhe bën ç’të duash.
Postimi i plotë:
VV-ja me 200 mijë votat e marrura në emër të “çkapjes”, i “kapen” bordet”.
Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit nuk iu deshtën ma shumë se 60 ditë pushtet për ta treguar fytyrën e vërtetë të ideologjisë së tij.
Ai i fitoi zgjedhjet e fundit me 6 tetor duke premtuar “çkapjen” e shtetit.
Por si duket lakmia për pushtet bëri që ai ta ndjekë rrugën e “paraardhësve” të tij, PAN-it dhe LDK-së.
Ai pasi i shkarkoi disa borde të ndërmarrjeve publike, filloi “kapjen” e tyre duke duke emëruar në pozita të larta ish- kandidat për deputet nga VV-ja dhe militiant të vet të VV-së.
Kjo tregon se VV-ja nuk dallon nga PAN-i dhe LDK-ja.
Kështu kur nuk e ke frikë ZOTIN, bën ç’të duash me pasurinë e shtetit.
Gëzim Kelmendi
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…