Kryeministri Avdullah Hoti sot në konferencë për media njoftoi se qeveria sonte do të mbajë mbledhje ku do të merren masa të reja anti-covid ku një ndër to do të jetë edhe mbyllja e xhamive dhe kishave.
Por këtë po e kundërshton fuqishëm kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi i cili i çon “selam” kryeministrit Hoti se nuk mund t’i mbyllë xhamitë pasi sipas tij shkarkohet.
Postimi i tij në Facebook:
Kryeministër Hoti, nuk mundesh me i mbyllë xhamitë se shkarkohesh!
Dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19 nuk po kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e COVID-19.
Prej shpërthimit të pandemisë, nuk është raportuar asnjë rast i vetëm me COVID-19 nëpër xhamitë e Kosovës.
Ndërsa sonte kjo qeveri do të propozon mbylljen e xhamive!
Kryeministër Hoti, mos u bën si ai para teje, ish-kryeministri Kurti, i cili mbylli xhamitë, ndaloi faljen e namazit të Bajramit, por në momentin kur e humbi pozitën e kryeministrit, e “lëshoi bajrakun”, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në qendër të Prishtinës.
Kryeministër Hoti, mos i mbyllë xhamitë.
Ti mundesh, mandej nuk mundesh se shkarkohesh qysh u shkarku ai para teje.