Gëzim Kelmendi thotë se qeverisja e Kurtit është fëmijërore

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka komentuar rreth qeverisjes së Albin Kurtit.

Sipas tij, subjektet e tjera politike po e ndihmojnë Kurtin në qeverisje për shkak të performancave të tyre të mëhershme në Qeveri.

Kelmendi po ashtu në statusin e shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Albin Kurti në qeverisjen e tij është treguar fëmijëror.

PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA po e ndihmojnë qeverisjen fëmijërore të Albin Kurtit!

Ka kaluar 1 muaj kur kryeministri Kurti morri detyrën e re.
Por brenda këtij muaji ende nuk ka lëvizje pozitive në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Kryeministri Kurti deri tani ka zhvilluar politikën e tij të njohur populliste dhe hakmarrëse që padyshim është një qeverisje fëmijërore.

Populliste – duke recituar poezi të Ukshin Hotit në Mynih dhe filozofi të filozofëve të vjetër grek gjatë seancave parlamentare.
28-29 ditë të muajit del me përcjellje shtetërore me vetura dhe polic të mbojtjes së afërt, ndërsa 1-2 ditë del në këmbë dhe alarmohet Kosova se kryeministri Kurti po ecë në këmbë.

Hakmarrëse – gjatë këtij muaji qeveria Kurti shkarkoi bordet e telekomit, infrakosit dhe Trepçës dhe disa konsuj diplomatik si hakmarrje ndaj partive të pushtetit të kaluar, por nuk i preku fare bordet dhe konsujt diplomatik të partnerit të vet të koalicionit, LDK-së.

Kryeministri Kurti duhet ta kuptoi se tani është i ngarkuar me përgjegjësi për popullin dhe shtetin e Kosovës dhe jo për inatet dhe hakmarrjet politike.

Kryeministri Kurti e ka një “fat të mirë” që përballë ka një opozitë e cila mbanë përgjegjësinë kryesore për shkallën e lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Partitë opozitare si PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA, janë vetëm duke ia rritur përformancën qeverisë Kurti.
Këto parti instaluan korrupsionin, nepotizmin dhe rrënuan përspektivën, prandaj këto parti duhet të dijnë ku dhe çka ta kritikojnë qeverinë Kurti, ngase janë duke e ndihmuar edhe ma shumë qeverinë Kurti.

Kryeministri Kurti iu dorëzua në tërësi Listes Serbe ku ia dha 2 ministri, ndërsa Lista Serbe as nuk e votoi fare qeverinë Kurti.
Ndërsa komunitetet tjera si turq, egiptian, ashkali dhe rom i diskriminoi në tërësi.