“Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i madh. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota e ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën”.
Kjo është deklarata e fortë e bërë nga Albin Kurti në mediat italiane vetëm pak ditë pasi situata në Veri të Kosovës u tensionua, me serbët që nuk i kursyen plumbat mbi policinë vendase dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me barrikada.
Teksa zbatimi i marrëveshjes së reciprocitetit në doagana është shtyrë për 30 ditë, kreu i ezkekutivit kosovar ka shpjeguar detaje nga dosja që posedon për ndikim rus në Beograd, në një intervistë për prestigjiozen italiane “La Repubblica”.
“Kryeministri i Kosovës, kreu i Social Demokratëve, ka avantazhin që nuk fshihet pas fjalimeve në modë. Në tavolinën në studion e tij, në ndërtesën më të lartë në Prishtinë, ai ka një dosje që dokumenton përfshirjen e Moskës për Beogradin dhe rrjedhimisht, për serbët në veri të Kosovës”, shkruan media italiane.