Policia e Kosovës, gjatë ditës së martë ka pranuar informacion se në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë të Veriut, ka mjete te dyshimta ilegale.
Pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku gjatë kontrollit, përkatësisht në një bodrum kolektiv të ndërtesës, ka gjetur dhe sekuestruar:
-3 armë të gjata;
-1 tytë vazhduese;
-1 kondak për armë të gjatë;
-764 fishek te kalibrave të ndryshëm;
-14 karikator;
-10 krehër për fishek;
-1 granad dore tymuese;
-2 antiplumb ushtarak;
-4 mostëra te mundshme e adn-së ;
-2 jakne ushtarake;
-1 bluzë e uniformes ushtarake;
-1 palë pantallona ushtarak;
-mbështjellës me material tekstili ;
-shirita ngjitës.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…