FOTO&VIDEO

Kishte djegur Kuranin para një xhamie në Oslo, lideri i grupit anti-islamik pëson aksident – filmohet kur goditet qëllimshëm mjeti i tij

Ky është momenti kur vetura brenda të cilës gjendej lideri i grupit anti-islamik në Norvegji, përplaset nga një mjet tjetër dhe rrokulliset.

Krejt kjo ndodhi, pasi ai kishte djegur Kuranin para një xhamie në këtë shtet nordik.

Lars Thorsen, lider i grupit “Stop islamizimit të Norvegjisë” (SIAN), po udhëtonte me veturë drejt Oslos, kur ndodhi sulmi ndaj tij.

Videoja amatore është realizuar nga aktivistët kundër-imigrimit, që shfaq veturën Mercedes B-Class duke goditur mjetin e Thorsen që ishte një veturë në stilin ushtarak, që pasi sillet rrokulliset dhe mbet me rrota në “ajër”.

Pesë persona që ishin brenda veturës, përfshirë Thorsenin kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me urgjencë në spital për tretman.

Por nga policia kanë bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për lëndime serioze. E shoferja e Mercedesit dhe një mike e saj janë arrestuar dhe po akuzohen për lëndim trupor,transmeton Telegrafi.

Thorsen dhe mbështetësit e tij kishin djegur një kopje të Kuranit para një xhamie në periferi të Oslos, veprim ky që nervozoi komunitetin myslimanë në këtë vend.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago