LAJME

Gjendet vetura e familjes Pacolli në Lepenc

Është gjetur në lumin Lepenc rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia, vetura e familjes Pacolli nga Kosova, informon KlanM.

Ndërkohë që ende po vazhdon aksioni për gjetjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli nga Kosova, të cilët bashkë me automjetin e tyre ranë në ujërat e lumit Lepenc në rrugën Shkup – Bllacë, jozyrtarisht po qarkullojnë informacione se si mund të ketë ndodhur rasti, përcjell KlanM.

Nga policia njofuan se me urdhër të prokurorisë është arrestuar shoferi 64 vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka përplasur me veturën e tij automjetin me të cilën udhëtonin familja nga Kosova. Ndërsa nga prokuroria kanë dhënë versionin fillestar se si mund të ketë ndodhur aksidenti.

“Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura Volkswagen Touran me targa maqedonase ka tejkaluar një kolonë veturash. Në momentin kur ka arritur paralelisht me një veturë BMW me targa kosovare që lëvizte në të njëjtën kolonë, dy automjetet janë afruar dhe janë përplasur anash, pas së cilës vetura kosovare me katër pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc”, thonë Prokuroria.

Aksioni vazhdon në mënyrë të koordinuar mes pjesëtarëve nga MPB dhe Armata e Maqedonisë dhe FSK-ja, bashkë me vullnetarë të tjerë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

1 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

1 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

7 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

10 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

20 orë ago