Gjendja e Papa Françeskut mbetet kritike, Vatikani: Ati i Shenjtë po shfaq probleme edhe me veshkat

Papa Françesku mbetet në gjendje kritike për jetën. Vatikani njoftoi të dielën se analizat e gjakut treguan shenja fillestare të dështimit të veshkave. Megjithatë, sipas njoftimit, situata mbetet nën kontroll.

Shtohet gjithashtu se Ati i Shenjtë nuk ka treguar shenja të tjera të problemeve respiratorë që prej ditës së djeshme.

Françesku, i cili ndodhet në terapi me oksigjen, mori pjesë në Meshën e Shenjtë nga një mjedis i rregulluar për të në katin e dhjetë të spitalit Gemelli, mëngjesin e së dielës, sipas deklaratës.

“Kompleksiteti i situatës klinike dhe pritja e nevojshme që terapitë farmakologjike të japin disa efekte , kërkojnë që prognoza të mbetet e rezervuar,” shtoi Vatikani në njoftimin e tij.