Kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, Esad Çollaku është një ndër luftëtarët më të dalluar shqiptarë në luftën për çlirimin e Kroacisë nga okupimi serb, por edhe një ndër luftëtarët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftimet e ashpra në të cilat ka marrë pjesë kanë lënë gjurmë tek ai, mirëpo kjo nuk e pengon të jetë akoma aktiv në organizimin dhe afirmimin e shqiptarëve në Kroaci.
Në intervistën për Lajm Tv të zhvilluar në qytetin Osijek, Çollaku flet për numrin e shqiptarëve në Kroaci, për të cilin thotë se është shumë më i madhe sa paraqitet zyrtarisht. Ai tërheq vërejtjen për dy dukuri brengosëse: shumë shqiptarë deklarohen si myslimanë, kurse me këtë autoritetet në mënyrë automatike i regjistrojnë si boshnjakë.
Nga ana tjetër shumë shqiptarë katolikë deklarohen kroatë për të fituar shtetësinë e këtij vendi. Meqë bëhet fjalë për gati një të katërtën e shqiptarëve që deklarohen si boshnjakë e kroatë, ai premton se Unioni do të punojë në drejtim të përmirësimit të kësaj situate.
Njëkohësiht flet edhe për luftën e Kroacisë kundër Serbisë, luftën në Kosovës, e për ushtrinë e Kosovës thotë se është e përgatitur dy tre shkallë më mirë se shumë ushtri të vendeve anëtare të NATO-s. Intervistën e plotë mund ta përcillni në videon më poshtë:
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…